Grabitja në autostradë në Suharekë: Persona të armatosur sulmojnë shoferin e një poste private dhe i marin zarfa me para

Sot në mëngjes, rreth orës 07:45, një 44-vjeçar ka raportuar në polici se është ndaluar dhe sulmuar nga persona të panjohur në dalje të autostradës, në fshatin Duhël të Suharekës.

Sipas informacioneve zyrtare, viktima, i cili drejtonte një automjet të tipit “kombi” postë private, është ndaluar nga disa persona të dyshuar, të cilët nën kërcënim dhe me forcë i kanë marrë disa zarfe të mbyllura që dyshohet se përmbanin para.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka konfirmuar për Insajderin se shoferi i postës nuk ka pësuar lëndime fizike.

Ai ka deklaruar se nuk e di shumën e saktë të parave të grabitura, pasi zarfet kanë qenë të mbyllura.

“Policia ka reaguar menjëherë dhe ka nisur një hetim intensiv për zbardhjen e rastit. Dyshohet se grabitësit ishin disa persona të armatosur, të cilët pas grabitjes janë larguar me një automjet të tipit “Golf”, ka thënë Bytyqi.

Hetimet po vazhdojnë me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të autorëve të kësaj grabitjeje të armatosur.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara