Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Gruaja denoncon burrin për dhunë – e akuzon për sjellje të dhunshme

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen ngjarje të tilla ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga bashkëshortët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një ngjarje e tillë është raportuar mbrëmjen e së martës në Lipjan, ku një grua ka kërkuar ndihmën e Policisë pas një situate të tensionuar në familje.

Burimet brenda institucioneve të rendit bëjnë me dije se rreth orës 22:30, në rrugën “Isa Olluri” është raportuar një rast i dhunës në familje, ku viktimë është B.T., rreth 45-vjeçare, e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj, S.T., rreth 58-vjeçar.

Rasti është trajtuar nga njësia e specializuar për dhunë në familje. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe ka mohuar veprimet e dhunshme, duke deklaruar se konflikti ka ardhur për shkak të xhelozisë së bashkëshortes.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje” dhe është proceduar në gjendje të lirë

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara