Gruaja nga Suhareka humb jetën – Trupi i dërgohet për obduksion

Një rast i ndjeshëm është regjistruar sot në fshatin Dobërdelan të Suharekës, ku një grua ka ndërruar jetë në rrethana që po hetohen nga autoritetet.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për A. I., rreth 56-vjeçare, për të cilën është raportuar se ka pasur probleme shëndetësore rreth orës 10:00. Në vendngjarje kanë dalë ekipi i emergjencës dhe patrulla policore, ndërsa viktima është dërguar menjëherë në QKMF në Suharekë për ndihmë mjekësore.

Fatkeqësisht, rreth orës 10:50, mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit rajonalë, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes” dhe po trajtohet nga njësitë përkatëse policore.

Sinjali do të sjellë informacione shtesë sapo ato të konfirmohen zyrtarisht./Sinjali.com

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara