Gruaja nga Suhareka në hall me ish-vjehrrin, i shkoi te shtëpia e vjehrrit aktual dhe e kanosi

Ka shumë raste kur çiftet kosovare nuk ‘shpëtojnë’ nga problemet edhe pse zgjedhin që të shkurorëzohen e të ndajnë rrugët me bashkëshortët e tyre, të cilët u shkaktojnë telashe. Edhe pas ndarjes, shumë prej tyre nuk i lënë rehat ish-partnerët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Suharekë, por këtë herë një person ka kanosur ish gruan e djalit, të cilës i ka nxjerrë telashe me familjen e të fejuarit të saj. Burimet nga Prokuroria thonë se një  26-vjeçare e ka denoncuar ish-vjehrrin e saj për kanosje.

Sipas informacioneve të para, babai i ish burrit të saj, B.B., ka shkuar në shtëpinë e të fejuarit të 26-vjeçares, ku është takuar me vjehrrin e saj, me ç’rast ia ka thënë disa fjalë për të, duke përmendur edhe periudhën kur viktima me djalin e tij kanë qenë të martuar.  

Siç mëson Sinjali, i dyshuari i ka thënë vjehrrit të ish-nuses se “po merrni një vajzë që ka qenë me djalin tim, i kemi ble ari 10 mijë euro”, e po ashtu edhe fjalë të tjera, që e kanë shqetësuar viktimën në masë të madhe.

Përballë kësaj situate, ajo e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka raportuar atë se çka kishte ndodhur. Si rezultat i raportimit të rastit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku ka pranuar veprën për të cilën ngarkohet.  Me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj tij është iniciuar rasti si “Kanosje”.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara