Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Hajnat bëjnë kërdi në një shtëpi në Suharekë, gjejnë derën hapur dhe vjedhin rreth 10 mijë euro cash

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Kështu e ka pësuar edhe një familje në Savrovë të Suharekës, të dielën në orët e mbrëmjes. Vizita te fqinjët iu kushtoi familjes dhe kjo periudhë u shfrytëzua nga hajnat që i bënë qyl, duke vjedhur shumë të majme parash.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se rastin në Polici e ka denoncuar pronari i shtëpisë, i cili ka deklaruar se hajnat kanë vjedhur nga shtëpia e tij rreth 9500 euro para të gatshme e qindra euro franga e dollarë.

Pa forcë dhe krejtësisht të lehtë dyshohet se e patën hajnat këtë herë. Sipas deklaratës së pronarit, të dhënë para hetuesve policorë me rastin e denoncimit të rastit, kuptohet se të dyshuarit kanë depërtuar brenda shtëpisë përmes derës, e cila ka qenë e hapur, pasi familja ndodhej të fqinjët. vjedhur pothuajse nga secili shuma të mëdha parash.

Pas raportimit të rastit, njësitë policore iu janë përgjigjur rastit dhe është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ndërkohë që me urdhër të Prokurorit janë iniciuar rastet si “vjedhje e rëndë” dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara