Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Halil Kastrati: Në vendin ku nis jeta, nënës shtatëzënë ju mor jeta

Vrasja e 35-vjeçares në QKUK u dënua me fjalët më të ashpra si nga udhëheqësit e partive politike ashtu edhe nga mbarë shoqëria.

Humanisti Halil Kastrati, drejtues i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, ka shprehur hidhërimin e tij për rastin në fjalë duke e lutur Zotin për udhëzimin e popullit.

“Udhëzona o Zot, e pa imagjinueshme”, ka shkruar Kastrati në rrjete sociale derisa thotë se “në vendin ku nis jeta, nënës shtatëzënë ju mor jeta”, duke iu referuar Klinikës së Gjinekologjisë.

Ai ka përkujtuar edhe vargjet kuranore për ashpërsinë me të cilët dënohet vrasje e një njeriu.

“Kush vret një njeri është sikurse të ketë vrarë mbarë njerëzimin”, ka kujtuar humanisti Kastrati.

Vrasja e shtatzënës nxiti reagime të ashpra në Kosovë.

Kryeministri Albin Kurti, tha se kjo ishte vrasje mizore, “e papranueshme dhe e padurueshme”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se duhet t’i jepet fund “valës kriminale” dhe “femicidit” ndaj grave, teksa kërkoi drejtësi për viktimat e dhunës.

Liderët e subjekteve opozitare poashtu reaguan ashpër duke kërkuar reagimin e menjëhershëm të shtetit dhe shoqërisë ndaj këtyre akteve makabre.

Kjo është vrasja e dytë e grave në një javë në Kosovë. Më 25 nëntor një burrë vrau gruan e tij në Prishtinë

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara