Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Hamdi Bytyqi me mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Dr. Sali Bytyqit

Hamdi Bytyqi ka shprehur ngushëllime të sinqerta nëpërmjet një postimi në Facebook, pas lajmit për ndarjen nga jeta të Dr. Sali Bytyqit, mjekut të nderuar dhe humanistit që për dekada i shërbeu shëndetit të qytetarëve dhe çështjes kombëtare.

Në reagimin e tij, Bytyqi ka theksuar se Dr. Bytyqi shërbeu me përkushtim të madh në shërbim të popullit, veçanërisht gjatë kohës së luftës, ku qëndroi në ballë të misionit të shenjtë të mjekësisë – shpëtimit të jetëve dhe mbrojtjes së dinjitetit njerëzor. “Përkushtimi i tij human dhe profesional u bë shpresë për Kosovën,” ka shkruar ai.

Ai kujtoi gjithashtu kontributin e Dr. Sali Bytyqit në institucionet vendore, ku kishte shërbyer si Drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Suharekës, duke lënë gjurmë të pashlyeshme me punën e tij profesionale dhe humane.

“Trashëgimia e tij morale dhe profesionale do të mbetet pjesë e kujtesës sonë kolektive. Ngushëllimet dhe solidaritetin më të ndjerë bashkëshortes, fëmijëve, familjes dhe miqve të shumtë të humanistit dhe mikut tonë. Qoftë i përjetshëm kujtimi i Dr. Sali Bytyqit,” përfundon mesazhi i Hamdi Bytyçit.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara