Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza është deklaruar pas takimit me Kryeministrin Albin Kurti.
Ai është shprehur se nuk do të jenë pengues, por shtoi se subjekti që ai drejton nuk bështesin kandidatura që nuk përfaësojnë unitetin qytetar.
“Zgjedhja e Presidentit nuk është çështje vetëm e një partie, por e të gjithë neve si përfaqësues të zgjedhur të popullit. Për këtë arsye, sot iu përgjigja pozitivisht ftesës së z. Kurti për të diskutuar për zhvillimet politike dhe procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit.
Si subjekt politik opozitar, nuk kemi qenë dhe nuk jemi pengesë e proceseve shtetërore, por as nuk mbështesim kandidatura që nuk përfaqësojnë unitetin qytetar, sipas frymës kushtetuese.”, shkroi Hamza.
Sipas tij , interesi shtetëror është mbi çdo kalkulim politik “dhe këtë standard e mbrojmë me vendosmëri.”
“Uroj që të ketë reflektim nga ata që e kanë përgjegjësinë kushtetuese për të propozuar kandidatura me mbështetje të gjerë, duke shmangur kalkulimet afatshkurtra partiake. Stabiliteti institucional është jetik dhe duhet të trajtohet si i tillë.”, shkroi Hamza./21Media

