Hapet konkursi për rekrutimin e 840 ushtarëve të rinj në FSK

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, në konferencë për media ka njoftuar se sot zyrtarisht është hapur konkursi për rekrutimin e 840 ushtarëve të rinj në FSK.

Mehaj ka thënë se ky është konkursi për rekrutimin e numrit më të madh të ushtarëve, ndërsa u ka bërë të gjithë të rinjve të aplikojnë.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se sot zyrtarisht shpallim konkursin për pranimin e 840 ushtarëve të rinj të FSK-së. Konkursi për pranimin e numrit më të madh të ushtarëve të FSK-së deri më tash. I ftoj të gjithë të rinjtë e të reja nga të gjitha komunitetet, pa dallim, që të aplikojnë. Ministria e Mbrojtjes garanton proces fer e transparent. Do të zgjidhen më të mirët prej më të mirëve”, ka thënë Mehaj.

Në konferencë Mehaj ka folur për vizitën e tij në SHBA, ku është takuar me zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare të SHBA-së

Ai ka thënë se gjatë takimeve në SHBA ka marrë përkrahje të plotë, ndërsa është diskutuar për stërvitje të përbashkëta mes dy ushtrimeve, e po ashtu edhe për blerje ushtarake përmes programit FMS.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara