Haradinaj në Suharekë: Jam i impresionuar me përkushtimin e grave ndërmarrëse, që janë shembuj suksesi në Kosovë

Kandidati për president nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar sot Suharekën, nga ku ka thënë se Kosova ka potencial të madh zhvillimi, gjë e cila garantohet nga bizneset vendore, punën e të cilave e ka parë ai sot nga afër.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se është impresionuar me përkushtimin dhe vullnetin në punë, të grave sipërmarrëse të cilat po bëhen shembull suksesi.

“Kosova ka potencial të madh zhvillimi dhe garancë për këtë janë bizneset vendore, punën e së cilave po e shoh nga afër. Gjatë vizitës në Suharekë, takova një grup fermerësh e gjithashtu vizitova fabrikën e mobiljeve “Te Naseri”. I impresionuar me përkushtimin dhe vullnetin e tyre për punë, veçanërisht grave ndërmarrëse të cilat çdo ditë e më tepër po bëhen shembuj suksesi”, shkruan Haradinaj.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara