Haradinaj vija të kuqe Kurtit: AAK-ja bën gabim nëse bën koalicion me VV-në

Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj, deklaroi se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të bënte një gabim nëse do të formonte një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje pas zgjedhjeve

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka shprehur qëndrimin e tij të prerë ndaj një koalicioni të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje (VV) pas zgjedhjeve të ardhshme.

Në “Debat Plus,” Haradinaj theksoi se një bashkëpunim i tillë do të ishte një gabim i madh për AAK-në.

“Unë po flas i emër për kryeministër, mendoj që AAK e bën një gabim në rast se vetëm e mendon si opsion pas zgjedhjeve me qenë pas me ta. Më shumë do të përkrahë një ide opozita e bashkuar. Por, a do të mundemi ne të shkojmë më këtë opsion varet edhe prej rezultatit zgjedhor”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj beson se Kosova mund të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare në vitin 2026, pasi mazhoranca e nevojshme për zgjedhjen e presidentit mund të mos arrihet.

“Edhe kur të vjen koha e presidentit do të jetë një betejë e dytë e radhës, pas datës 9. E që besoj që Kosova do të ketë zgjedhje prapë pas një viti, sepse nuk do të ketë mazhorancë për zgjedhjen e presidentit”, ka shtuar Haradinaj./Dukagjini.com

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara