Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Haris Shala, është 25-vjeçari shqiptar me origjinë nga Suhareka që humbi jetën në Itali

Haris Shala, është 25-vjeçari shqiptar që humbi jetën pas përplasjes së dy kamionëve në Verona, Itali. Harisi ka lindur në Shkodër në vitin 1999, përderisa në atë kohë familja e tij kishte strehur disa familje nga Suhareka, pasiqë edhe vet familja Shala janë me prejardhje nga Suhareka.

I riu shqiptar, baba i një vajze shumë të vogël, po udhëtonte me kamion drejt Modenës kur u përplas me një tjetër kamion në autostradën me vetëm një korsi, për shkak të një incidenti tjetër.

Në vendngjarje kanë mbërritur një ambulancë, një helikopter, policia rrugore dhe zjarrfikësja. Zjarrfikësit, të cilët mbërritën nga Verona me dy automjete, duke përfshirë vinçin dhe shtatë ndihmësa, përdorën gërshërë hidraulike për të nxjerrë trupin e Harisit nga kabina e kamionit. Megjithatë, për fat të keq, pavarësisht ndihmës, për shqiptarin nuk mund të bëhej asgjë, pasi ai kishte vdekur.

Haris Shala ishte i njohur në qytetin e Pizës. Prej disa kohësh ai punonte si shofer kamioni, madje kalonte disa ditë jashtë qytetit. Marco, një shok shkolle i shqiptarit, e kujton atë me mall:

“Ai ishte një djalë i mirë, por edhe shumë i përgjegjshëm. Një person i integruar dhe shumë i pëlqyer. Na vjen vërtet shumë keq. Ky lajm na ka tronditur”.

Familja Shala ishte goditur nga një tjetër humbje shumë e rëndë më 17 tetor 2021. Kushëriri i Harisit, Besmiri, 29 vjeç, punëtor magazine, vdiq pasi u rrëzua nga skuteri i tij në rrethrrotullimin midis Pizës dhe San Xhulianos. Në korrik, Besmiri u kujtua nga familja duke mbjellë një pemë ulliri në rrethrrotullimin ku ndodhi aksidenti dhe 918 ditë pas asaj humbjeje të tmerrshme, një tjetër tragjedi trondit sërish familjen Shala.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara