Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Hasani: Dëshmia e Rubin nesër do t’i hedh poshtë të gjithë akuzat e prokurorisë për UÇK-në

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani për RTV21 tha se me dëshminë e ish-ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin e cila do të bëhet sot, ai do të tregoj vullnetin e tij për UÇK-në, për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Krasniqin dhe Jakup Krasniqin që ata nuk ka bërë asnjë krim.

Ai beson se dëshmia e Rubin para trupit gjykues  do t’i hudhë poshtë të gjithë akuzat e prokurorisë, në të cilën sipas tij i kanë prezantuar disa lloj personash me pretendime të ulëta dhe të dëmshme.

“Kjo tregon vullnetin e tij që të dëshmojë për një ushtri çlirimtare të Kosovës, për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Krasniqin dhe Jakup Krasniqin që ata nuk kanë bërë asnjë krim, si luftë dhe UÇK. Ai dëshmon se kemi qenë bashkë edhe aleatë në luftë , kena qenë pjesëmarrës bashkë çdo veprim i UÇK-së është aleat i NATO-s, bashkë me NATO-n është bërë edhe liria dhe çlirimi i Kosovës. Ai me dëshminë e vet do të dëshmojë para trupës gjykues, mbrojtjen e tij që do t’i hudhë poshtë të gjithë akuzat e prokurorisë, ato që i kanë prezantu lloj lloj njeri, që ka ardh me pretendime të ulëta, të dëmshme”, tha Hasani.

Për protestën e në Hagë, ai tha se është parë efekti i saj  me flamujt e UÇK-së, flamujt kombëtarë dhe me brohoritjet e njerëzve.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara