Shkruan Halil Matoshi
1.
Në Hagë, një Gjykatë Legale e Kosovës dhe në emër të saj, po gjykon lirinë e saj, përjetësisht sipas prokurorisë!
Ia nisi duke e trajtuar si grup të përbashkët kriminal, udhëheqjen e luftës çlirimtare dhe tash po përpiqet ta kriminalizojë vetë lirinë e një kombi.
Unë jam për drejtësi të saktë e neutrale, e jo për drejtësinë që ndanë pala ndërluftuese, që për secilin krim të kryer gjatë luftës në Kosovë ka pasë mekanizmat në terren (hetues e prokurorë) dhe i ka fabrikuar provat me qëllim final: Të akuzoheshin shqiptarët për qërim të hesapeve ndërmjet veti!
Qëllimi final i Serbisë në Kosovë ishte zhdukja e çdo prove, se në këtë territor kanë jetuar 95% shqiptarë etnik.
2.
Administrata serbe në maj 1999 për shqitarët e mbetur në Kosovë, pas dëbimit masiv, ka evidentu rreth 350 mijë shqiptarë dhe i kanë pajisur me “Kartona të gjelbër” që ishin të barasvlershëm me regjistrin nazist të hebrejve “Judenfrei”
(pa hebrenj);
2.
Unë kam qenë vitimë e Jugosllavisë si burg popujsh dhe Serbisë fashiste, që ishte një fashizëm koncesual.
Kam përjetuar Kampet e Përqëndrimit që Serbia i kishte organizuar në Kosovë dhe në terrtorin serb gjatë luftës.
Pse jam gjallë sot unë dhe familja ime, është rezultat i kësaj lufte çlirimtare, që mori mbështetjen e NATO-s!
Lufta e NATO-s po mësyhet të delegjitimohet dhe të penalizohet!?
E më këtë edhe ndëshkimi i fashizmit millosheviqian.
Jo në emrin tim!
3.
Të gjykosh luftën çlirimtare të një populli të Kosovës me dëshmitë e shtetit që ishte palë në luftë – dmth që mësynte shkatërrimin e një populli me gjenocid.
Provat nuk ekzistojnë, ato janë të fabrikuara nga milicitë sekrete serbiane dhe spiunët e tyre.
a.) UÇK dhe asnjë autoritet tjetër shqiptar nuk ka pasur kontroll efektiv në Kosovë por pikërsht pala serbe.
b.) Në rastet Haradinaj dhe Limaj gjykata e OKB-së (Tribunali i Hagës) ka gjetur se hierarkia komanduese nuk ka ekzistuar.
c.) Hierarki komanduese pretendohet kur si civil nuk kam mund të shkoja në Redaksi në “Zëri” në Prishtinë, nga një paralagje e saj, pa më ndalur, bastisur e rrahur forcat serbe të sigurisë, sëpaku në tre postblloqe, e komunikimet tjera i ka kontrollu admnistrata shtetërore serbe, që po kryente krime monstruoze institucionale!
d.) Provat e Prokurorisë serbe për krime lufte (Prokurori serb Vukčević ka pranuar se ka dorëzuar rreth 3000 faqe inkriminuese kundër UÇK-së);
Serbia nuk është viktimë, por agresor në Kosovë dhe serbët kanë pasur konsensus në projektin e zhdukjës së shqiptarëve pra kanë fajësi kolektive sepse iu bashkuan fashizmit të Slobodan Milosheviqit!?
4.
Sëkëndejmi, Kuvendi i Kosovës duhet t’ia heq bazën legale me të njëjten procedurë, siç ia ka dhënë.
Dhe nëse ky dënim – sipas kërkesës së Prokurorisë përligjet – Dhomat e Specialuzuara duhet të shfuqizohen!
Kosova nuk guxon ta dënojë luftën shtetkrijuese të saj.
Një luftë e drejtë, në teori e praksë.
Peandaj, unë do t’i bashkohem MARSHIT “Liria ka emër”!
Drejtësi – jo politikë!
5.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli. Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi janë çlirimtarë dhe si të tillë do të marrin respektin e popullit të Kosovës, përjetë e mot!
6.
Unë besoj në drejtësinë oksidentale, por hiqni nga Dhomat e Specializuara sponsorët rusë e dosjet serbe!
Tash është koha.
Kosovarët kurrë nuk do ta përligjin dënimin historik të lirisë së tyre.
Liri për çlirimtarët!
Ata janë ne!
Autori është shkrimtar kosovar.

