Haxhiu akuza PDK-së, LDK-së e AAK-së: Po tentojnë ta pengojnë konstituimin e Kuvendit, hall e kanë Albin Kurtin e Vetëvendosjen

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, ka akuzuar PDK-në, LDK dhe AAK-në se qëllimshëm po tentojnë ta vonojnë konstituimin e Kuvendit.

Ajo e cilësoi si të paprecedentë mosvotimin e raportit të Komisonit për verifikimin e mandateve dhe kuorumit nga këto parti.

‘‘Ne sot ishim të pranishëm në seancën konstituive. Grupi parlamentar i VV-së ishte i pranishëm dhe ishte i gatshëm të bënte betimin dhe të vazhdonte me procedurat tjera. Por siç e patë ndodhi një situatë e paprecedentë, opozita nuk e votoi raportin për Komisionin për verifikimin e mandateve dhe kuorumit ndonëse gjithçka ishte në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi. Kjo opozitë asnjë fjalë se tha asnjëherë kundrejt Listës Serbe, as në KQZ as në kohën kut diskutohej për çertifikimin e rezultateve, por këta e kanë hall Albin Kurtin e Vetëvendosjen.

Këta s’ishin të interesuar ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës, këta po tentojnë ta vonojnë konstituimin e Kuvendit, dhe jemi në këtë rrethanë. Kryesuesi i seancës ka thënë se për shkak të rrethanave do të njoftohet presidentja dhe pastaj e shohim se cili do të jetë vazhdimësia’’, ka thënë ajo mes tjerash.

“Nuk do te certifikoheshim asnjëri nga ne nëse do te kishim problem me ligji. Ne i kemi kryer obligimet qe kemi pasur me dorëheqjen”, u shpreh Haxhiu.

Ajo tha se letrat nuk e bindin.

“Duket qartë se nuk kanë dashur të konstituohet Kuvendi dhe për këtë situatë duhet të mbahet përgjegjëse”, tha në fund ajo

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara