Haziri e quan Abdixhikun “zot shtëpie”: Pa LDK-në as nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri është deklaruar në lidhje me zhvillimet pas zgjedhjeve të së dielës dhe rezultatit të LDK-së.

Haziri ka ngritur lart figurën e liderit të partisë ku tha LDK-ja ka pasur zot shtëpië dhe ka lënë rend shtëpie.

“LDK-ja ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie.

Ky rend shtëpie dhe kultura jonë politike e solli Lumir Abdixhikun në krye të LDK-së, i cili e mban rendin e shtëpisë”, transmeton lajmi.net.

Haziri gjithashtu deklaroi se LDK-ja, me Lumirin në këtë proces, organizoi parafushatë të jashtëzakonshme, proces fushate shembull dhe solli në ditën e zgjedhjeve standard të ri në politikë.

“Pa LDK-në as nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese. LDK-ja respekton vullnetin qytetar dhe në mënyrë të përgjegjshme e pret Kryetarin e saj me na udhëheq në pjesën e tretë të zgjedhjeve, atë paszgjedhorë”, shkruan Haziri në reagim.

Ndryshe Lidhja Demokratike e Kosovës në këto zgjedhje cilësohet se pati ngritje nga zgjedhjet e kaluara, por jo aq sa t’i fitonte zgjedhjet siç edhe pretendohej përgjatë fushatës.

Deri më tani LDK-ja ka 146 mijë e 815 vota apo 17.62%.

Në këto vota nuk përfshihen ato me kusht dhe votat nga diaspora.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara