Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Haziri: Këto “bomba” të Presidencës në oborrin e qeverisë nuk kalojnë pa pasoja

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka komentuar intervistën e fundit të presidentes, Vjosa Osmani.

Haziri përmes një shkrimi në Facebook deklaratat e Osmanit për qeverinë i quajti ‘bomba’.

Sipas tij, kërkimi publikisht i Osmani për largimin e ambasadorit Martin Berishajt konfirmoi korrupsionin e thellë qeveritar dhe lidhjet me GEN-in serb.

“Këto ‘bomba’ të Presidencës në oborrin e qeverisë nuk kalojnë pa pasoja! Nëse e lexoni drejt paraqitjen e fundit të të parës së shtetit, zonjës Osmani, më në fund duket se ka filluar të çlirohet nga kauzat e rrejshme e diskursi që dikur praptonte e keqintepretonte realitete. Më mirë vonë se kurrë. Duke kërkuar publikisht largimin e Martin Berishajt, ajo e në një formë e konfirmoi dhe ‘vizatoi’ korrupsionin e thellë qeveritar dhe lidhjet me GEN-in serb”, shkroi Haziri.

Nënkryetari i LDK-së thotë se moskoordinimi i Qeverisë me Presidencën s’ka kush e sanon, pasi sipas tij, përdorimi politik është mendësi e Kurtit.

“Duke nënvizuar avaritë serioze në politiken e jashtme deri të oferta e pakuptimtë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nëpërmjet një letre nga Qeveria, ajo e ‘vizatoi’ edhe kapitullimin e shtetit.

Presidentja ka pasur rol zjarrfikësi me partnerët ndërkombëtarë dhe ka amnistuar qeverinë edhe për veprimet e pakoordinuara me aleatët, duke garantuar me emrin dhe rolin e saj. Moskoordinimin me Presidencën s’ka kush e sanon. Asgjë e re sepse përdorimi politik është mendësi e Kurtit”, tha ai.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara