Haziri: Pakoja e dytë e masave ndaj Kosovës është përgatitur, Qeveria është në dijeni

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri ka deklaruar se kryeministri i vendit Albin Kurti dhe Qeveria e tij kanë “hy në lloç të gjallë deri në fyt” me Marrëveshjen e Ohrit.

Haziri tha se është  e rëndësishme që Qeveria e Kosovës të tregoj se pse e ka futur vendin në masa të kufizimit nga Bashkimi Evropian, pasi sipas Hazirit, tashmë është fuqizuar edhe pakoja e dytë e sanksioneve e që siç tha ai, do të jetë katastrofale për të ardhmen e Kosovës.

E rëndësishme është që Qeveria me tregu çka keni abuzu që tani Kosovën ju po e vendosni në masa të kufizimit, sepse pako e dytë do të jetë mos të them katastrofale se është e butë, për të ardhmen e Kosovës do të jetë mortale. Pakoja e dytë është e përgatitur dhe Qeveria e Kosovës është e njoftuar për fuqizimin e pakos së dytë  ata po flasin për lehtësimin e pakos së parë. Është manipulative me fol për lehtësimin nga pakoja e parë kur nuk e kanë ndërmarrë asnjë veprim konkret për me i përmbushë obligimet që i ka ndaj marrëveshjes së tij të Ohrit që e ka realizu me ndërmjetësit ndërkombëtarë”, tha ai.

Sipas Hazirit është marrëveshja Kurti – Vuçiq e cila sipas tij, është baza kryesore e vendosjes së masave ndaj Qeverisë.

“Është marrëveshja Kurti – Vuçiq që është baza kryesore e vendosjes së masave ndaj Qeverisë dhe marrëveshja i adresohet atij, nuk ka tash me thënë jo është marrëveshja e vitit 2015, jo marrëveshja e  vitit 2013. Tani shpëtimin po e gjenë në marrëveshjen e vitit 2015 dhe 2013. Ky kryeministër dhe kjo qeveri shpëtimin e vet janë duke e kërku në këto dy marrëveshje ndërsa po harrojnë që kanë hy në lloq të gjallë deri në fyt me marrëveshjen e 18 marsit në Ohër “, shtoi ai. /Teve1

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara