Hillary Clintonin ambasadore, ajo mund ta përfaqësojë SHBA’në në mbledhjen e KS të OKB-së për Kosovën


Joe Biden, fituesi i zgjedhjeve presidenciale të SHBA’së më 2020’ën, po pritet ta angazhojë në pozitën e ambasadores në BE ish-kandidaten presidenciale të Demokratëve më 2016-ën, Hillary Clinton.

Kështu bën të ditur mediumi amerikan ‘Washington Post, i cili citon burime anonime të kenë thënë se ekipi i Bidenit ka marrë nën shqyrtim kandidaturën e gruas së ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, transmeton Gazeta Express.

Ekipi i Biden thuhet se beson se ish-Sekretarja e Shtetit Amerikan mund të rrisë reputacionin e Amerikës në sytë e bashkësisë ndërkombëtare.

Në këtë mënyrë, ajo mund të përfaqësojë qëndrimet e Shteteve të Bashkuara në seancën e radhës së Këshillit të Sigurimit të OKB’së, kushtuar Kosovës.

Rusia, e cila do mbajë kryesinë e radhës në Këshillin e Sigurimit, në seancën e kaluar kushtuar Kosovës kërkoi largimin e ministres së Jashtme të Kosovës, bashkë me simbolet e vendit të largoheshin nga sfondi i seancës, me shpjegimin se po “shkelnin rregullat”.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, iu drejtua Këshillit të Sigurimit në atë seancë me fjalët se “duhet kuptuar që Kosova është një shtet krejtësisht i pavarur dhe sovran, aspak ndryshe nga Estonia, Belgjika apo Gjermania” dhe se “pranimi i këtij realiteti është baza për zgjidhjen e çështjeve që ndan Kosovën dhe Serbinë”.

Ambasadori gjerman në OKB në atë seancë kritikoi, ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq për fjalimet e tij.

“Kur dëgjoj të flasë ministrin serb Ivica Daçiq, më krijohet përshtypja se ka kopjuar fjalimin e herës kaluar”, tha ai. Express

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara