Hoti me kritika të ashpra për Osmanin e Kurtin: Janë futur në histori si mashtrues të elektoratit

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar ashpër ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, duke i akuzuar për mashtrim të elektoratit dhe dëmtim të shtetit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se krerët aktualë të shtetit po bëjnë përpjekje dëshpëruese në fund të mandatit të tyre pesëvjeçar, ndërsa i ka akuzuar për dështime në qeverisje dhe kapje të institucioneve.

“Dy krerët e shtetit, kryeministri dhe presidentja, tanimë kanë hyrë në historinë politike të Kosovës si mashtrues të elektoratit dhe dëmtues të shtetit të Kosovës. Në përmbyllje të mandatit të tyre pesëvjeçar në krye të shtetit, po bëjnë përpjekjet e fundit dëshpëruese. I pari, duke i mbajtur të bllokuara institucionet e vendit dhe duke mos iu përgjigjur drejtësisë, ndërkohë që korrupsioni ka lulëzuar gjithandej. E dyta, po përpiqet të gjejë viktimën e radhës për ta mashtruar për një mandat tjetër apo për rikthim në garën politike elektorale. Skena politike është pa ide, angazhim dhe guxim për të ofruar zgjidhje”, ka shkruar Hoti

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara