Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Hoti: Nuk ka përçarje brenda koalicionit qeverisës, dialogu përfundon me njohje reciproke

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u shpreh i bindur që nuk ekziston ndonjë përçarje në mes të partnerëve të koalicionit, derisa ka theksuar që nuk e sheh të nevojshme të ndodhë një gjë e tillë, për faktin se siç ka thënë ai është dukë punuar që dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë të përfundojë me njohje reciproke.

Këto komente, i pari i ekzekutivit i bëri pas deklaratës së kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili para pak ditësh kishte thënë se me këtë qasje të Hotit për dialogun me Serbinë, nuk do të ketë përkrahjen e tij si partner i koalicionit.

“Dialogu po shkon përpara në përputhje me platformën e Qeverisë. Dje kam informuar edhe Kuvendin dhe për mendimin tim qëndrimi i përgjithshëm ishte që dialogu nuk ka alternativë, por dialogu duhet të jetë i fokusuar ashtu siç po bëjmë ne, në marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke…. Unë jam duke u kujdesur që ky dialog të përfundojë me njohje reciproke”, ka thënë Hoti. /Telegrafi/

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara