Hoti për VV-në: Mos ju besoni atyre që dogjën Kuvendin dhe përgjakën policinë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Avdullah Hoti, kërkoi nga qytetarët e Lipjanit dhe gjithë Kosovës, që mos t’i votojnë ata që dogjën Kuvendin dhe përgjakën policinë tonë, burrat dhe gratë e këtij vendi, të cilët me nderë po i shërbejnë interesave të shtetit dhe qytetarëve.

“Ju jeni dëshmitarë se çfarë janë në gjendje të bëjnë ata për pushtet. Dogjën Kuvendin e Kosovës, tempullin e demokracisë, ndërsa e përgjakën policinë e Kosovës, burrat dhe gratë e këtij vendi që shërbejnë me nderë”, tha Kryeministri Hoti. Kryeministri tha se ata që po vendosin sot shirita të kuq sikur në kohën e komunizmit, i kanë dëmtuar rëndë raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë.

“U dashtë qeveria jonë t’i rikuperoj këto marrëdhënie. Kur morëm drejtimin e qeverisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kishin vendosur sanksione Kosovës, pasi që ishin bllokuar fondet e Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), ushtria amerikane paralajmëronte ikjen nga Kosova, ndërsa trajnimet për FSK-në ishin pezulluar. Për shtate muaj qeverisje, jo vetëm që hoqëm sanksionet, por arritëm që FSK-në ta bëjmë pjesë të Gardës së Iowa-s, për të kontribuar për paqen në botë”, tha kandidati i LDK-së për kryeministër.

Ai tha se përderisa ne po krenohemi me të kaluarën tonë shtetformuese, oponentët tanë politikë po e fshijnë të kaluarën sepse po turpërohen nga të bëmat e tyre kundër shtetit dhe interesave të qytetarët.

“Ata gjithmonë kanë qenë në anën e kundërt të historisë së shtetit dhe demokracisë së Kosovës. Ne krenohemi me historinë tonë politike. Krenohemi me Presidentin Rugova dhe rrugëtimin e tij që po e ndjekim edhe sot, ndërsa oponentët tanë kanë qenë në anën e kundërt të Rugovës dhe të shtetit të Kosovës. Sot ata kanë angazhuar me dhjetëra IT për t’i fshehur nga publiku deklaratat e tyre kundër demokracisë dhe kundër procese që sollën formimin e shtetit të Kosovës”, tha Hoti.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara