HOTI UA DORËZON OSMANIT DHE THAÇIT MARRËVESHJEN E UASHINGTONIT

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur sot në Parlamentin Evropian se i ka dorëzuar Kuvendit dhe Zyrës së Presidentit marrëveshjen ekonomike që ai e ka nënshkruar të premten e kaluar në Shtëpinë e Bardhë, njofton Insajderi.

Derisa ka folur para deputetëve evropian, Hoti ka treguar se sot ua ka dorëzuar marrëveshjen e nënshkruar në Uashigton presidentit Hashim Thaçit dhe kryeparlamentares Vjosa Osmanit.

“Është e mrekullueshme që kemi një vëmendje të plotë nga SHBA’ja. Sot e kemi dërguar marrëveshjen në Parlament dhe te Zyra e Presidentit. Marrëveshja është një listë e zotimeve që ne i kemi ndërmarrë. Pres nga Serbia t’i zbatojë” , ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se marrëveshja që e ka nënshkruar në Uashington i ndihmon dialogun që po e ndërmjetëson Bashkimi Evropian për afro një dekadë.

Marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentin amerikan, Donald Trump, Hoti e ka quajtur me bazë ekonomike. /Insajderi.com

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara