Hoti: Vjosa Osmani do të kthehet në LDK

Kryeministri Avdullah Hoti tha se ish-bashkëpartiakja e tij, kryeparlamentarja Vjosa Osmani e ka derën çelë në LDK.

Hoti, nga pozita e nënkryetarit të partisë, vend të cilin ia zuri Osmanit, u tregua zemërgjerë për të gjithë ata që kanë dalë nga LDK-ja dhe që, sipas tij, pendohen e duan të kthehen, njofton Klan Kosova.

Në pyetjen se pse “e lanë Vjosën me shumë vota të ikë nga partia”, Hoti u shpreh se nuk e di arsyen ende.

“As vetë s’e di. E kemi mbështetë të gjithë, por secili e zgjedh rrugën e vet. Plot janë kthyer në LDK, pas një kohe ka me u kthye edhe kjo sigurisht. I kemi pranuar të gjithë, edhe ata që kanë shkuar në parti tjera, edhe ata që kanë pauzuar”. Vjosa e ka çelë derën. Kurdo që pendohet njeriu mirë është”, tha Hoti.

Ndërkaq, për Albin Kurtin tha se për shkak të LDK-së u bë kryeministër, por se pse e shkarkoi derisa ishte zëvendës i tij, Hoti s’e di se çfarë ndodhi.

“Në opozitë kemi punuar që t’i bëjmë më institucionalë. Edhe në qeveri i kemi ndihmuar që mos me bë lëshime”, u shpreh ai./telegrafi.com

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara