Hoxha viziton policët e plagosur që intervenuan për ta parandaluar grabitjen në Suharekë

Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me bashkëpunëtorë, sot në orët e paraditës kanë vizituar policin e plagosur dhe atë të lënduar, të cilët intervenuan në parandalim të grabitjes së armatosur të ndodhur me  22.11.2023 në Suharekë.

Po ashtu në orët e pasditës, drejtori Hoxha ka vizituar në SHSKUK edhe zyrtarin policor i cili u plagos sot, gjatë realizimit të operacionit policor për identifikim dhe arrestim të grabitësve të rastit në Suharekë.

Plagosja e zyrtarit ka ndodhë si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri drejt policisë nga njëri prej grabitësve.

Veprimet profesionale të zyrtarëve policorë, të cilët në vetëmbrojtje u detyruan të përdorin forcën proporcionale, bënë neutralizimin e grabitësit që shtiu me armë zjarri, si dhe arrestimin e disa të dyshuarve tjerë.

Drejtori Hoxha, fillimisht iu dëshiroi shërim të shpejtë zyrtarëve policorë dhe njëherit i falenderoi ata për punën, guximin dhe përkushtimin e vazhdueshëm për t’i shërbyer qytetarëve dhe vendit. Njëkohësisht drejtori Hoxha shprehu mbështetje dhe përkrahje të pakursyer ndaj zyrtarëve policorë, dhe uroi që të kthehen së shpejti në familjen e madhe policore.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara