Humb jetën tragjikisht 58-vjeçari në Suharekë, e zuri traktori me dru

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para rreth dy orësh në Studenqan të Suharekës, ku një 58-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht, pasi e zuri traktori me dru, në malet e këtij fshati.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prizren, me ç’rast kanë bërë me dije se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Ju informojmë se rreth ores 20:13 policia ka pranuar informatën  se nje qytetar nga fshati studenqan ka shkuar me “golldon”  për të prere dru në malet e fshatit Studenqan të Suharekës dhe deri athëherë nuk ishte kthyer në shtepi . Familjaret e kanë kërkuar por nuk e kan gjet, ankuesi ka pritur patrullën e policisë të Stacionit Policor Suhareke dhe së bashku kanë shkuar në kërkim të qytetarit, është informuar  Emergjencën gjithashtu.

Rreth orës 20:46 personi është gjetur nën trupa te drunjëve. Dyshohet se “golldoni”(traktor I I vogël) ishte rokullisur dhe drurët e kane zëne vikitimën.

Sipas mjekut te Emergjencës, viktima K. B.-58 vjeçar nga fshati Studenqan –Suharekë është pa shenja jete.

Policia ka dal në vendngjarje dhe është duke u marr me rastin.” /Sinjali.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara