Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të të riut Ylber Trolli, i cili prej kohësh po përballej me një sëmundje të rëndë. I diagnostifikuar me kancer, Ylberi luftoi me guxim dhe forcë me këtë sprovë të rëndë, por fatkeqësisht nuk arriti ta mposhtte atë.

I ndjeri njihej në qytet jo vetëm për energjinë dhe pozitivitetin që shpërndante, por edhe për përkushtimin e tij të palëkundur ndaj grupit të tifozëve Dardanët, ku ishte një anëtar i zjarrtë dhe shumë i dashur. Ai nuk mungonte asnjëherë në mbështetjen për përfaqësuesen dhe për komunitetin sportiv në përgjithësi.

Përveç kësaj, Ylber Trolli ishte edhe një besimtar i devotshëm. Ai kishte kryer haxhillëkun dhe gëzonte respekt të gjerë për përkushtimin e tij ndaj vlerave fetare, duke qenë gjithmonë shembull i sjelljes së mirë, respektit dhe dashurisë për tjetrin.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka sjellë dhimbje të thellë te familja, miqtë, shokët dhe gjithë qytetarët e Suharekës, të cilët e kanë njohur Ylberin si një djalë të veçantë dhe zemërbardhë.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Trolli, të afërmit dhe të gjithë ata që ndanë momente me të.

U prehtë në paqe! 🕊️

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara