Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

I riu terrorizon punëtorët e një marketi në Suharekë, kërcënon pronarin dhe vjedh paratë

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi private, biznese, institucione financiare, që po shkaktojnë ankth e pasiguri e humbje të mëdha financiare. Të dyshuarit shpesh herë nuk hezitojnë që në pikë të ditës të hyjnë nëpër pikat që i kanë cak t’i vjedhin.

Me një rrezik të madh janë përballur së fundi punëtorët dhe pronari i një marketi në rrugën ‘Brigada 123’ në Suharekë, kur një person hyri dhe ua ndali punën në gjysmë.

Mësohet se 29-vjeçari i cili është identifikuar, ka fyer dhe ka kërcënuar me fjalë të rënda pronarin e marketit, e më pas nga njëri prej punëtorëve ka arritur që të marrë një shumë të parave të gatshme.

Menjëherë pas kryerjes së veprës, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur, ndërkohë që lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit, teksa janë vënë në kërkim të të dyshuarit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë e kryer në mënyrë veçanërisht të vrazhdë’.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara