I vrari dhe i arratisuri për grabitjen në Suharekë janë djemtë e ish-komandantit të UÇK-së

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në aksionin e sotëm është vrarë njëri prej të dyshuarve për grabitjen e armatosur në një argjendari në Suharekë. I vrarë ka mbetur Dukagjin Gashi ndërsa vëllai i tij Korab Gashi ka arritur të largohet.

Dukagjin dhe Korabi siç ka mësuar Insajderi janë djemtë të ish-komandantit të UÇK-së, Zeqir Gashi.

Ndërkohë, policia ka njoftuar se janë arrestuar edhe katër persona të tjerë të dyshuar për grabitjen, ndërsa një tjetër gjende ende në kërkim policor.

Tutje, policia konfirmoi se një zyrtar policor është plagosur dhe është jashtë rrezikut për jetë.

“Gjatë zhvillimit të operacionit policor, një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë duke ua rrezikuar drejtpërdrejt jetën e tyre, me ç’rast është plagosur një zyrtar policor”.

“Zyrtarët policorë në vetëmbrojtje janë detyruar të përdorin forcën proporcionale, duke arritur të neutralizojnë një të dyshuar, përderisa katër të dyshuar të tjerë janë arrestuar. Deri më tani numri i të arrestuarve ka shkuar në shtatë persona, një i neutralizuar dhe një tjetër ende gjendet në kërkim policor”, ka njoftuar policia.

Po ashtu, policia tha se personat e dyshuar kanë të kaluar kriminale me dyshimet e bazuara për përfshirje në vepra penale si: vrasje, grabitje, vjedhje e rëndë, sulm, kanosje, lëndim trupor, detyrim, armëmbajtje pa leje etj.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara