Ibadete Baraliu, banore e fshatit Bukosh dhe e diplomuar në drejtimin Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, do të jetë një nga kandidatet e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për Asamblenë Komunale të Suharekës në zgjedhjet e 12 tetorit.
Prezantimi i saj është bërë nga kryetari aktual i Komunës, Bali Muharremaj, i cili ka theksuar përkushtimin dhe përgatitjen e saj profesionale, duke e cilësuar si një zë të rëndësishëm për avancimin e arsimit, kulturës dhe transparencës institucionale.
“Me dashuri për gjuhën, kulturën dhe përkushtim ndaj komunitetit, ajo synon të sjellë zë të qartë dhe të vendosur në vendimmarrje,” thuhet në prezantimin zyrtar.
Me përgatitje akademike dhe ndjeshmëri qytetare, Baraliu angazhohet të përfaqësojë denjësisht interesat e komunitetit dhe të kontribuojë në zhvillimin e një Suhareke më të ndriçuar dhe më të afërt me qytetarin.
Kandidatura e saj përfaqëson përkushtimin e AAK-së për të fuqizuar rolin e grave dhe të profesionistëve të arsimuar në qeverisjen lokale.
