Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Ilir Daja ka disa fjalë pas humbjes  nga Fushë Kosova

Ballkani është befasuar, pasi ka pësuar humbje në udhëtim nga Fushë Kosova me rezultat 2-0.

Përkundër se ishin favorit për ta fituar sfidën, kampioni në fuqi i Kosovës nuk arriti të tregonte asgjë në këtë sfidë duke humbur.

Trajneri i suharekasve, Ilir Daja ka folur pas ndeshjes duke thënë se merr përgjegjësinë për këtë humbje.

Ndër të tjera Daja ka thënë se nuk duhet t’i ndodhë kjo situatë më Ballkanit.

“Besoj se nuk kemi bërë aq sa duhet për të shënuar fitore. Fushë Kosova në ndeshjet e fundit ka treguar paraqitje të mira dhe po ashtu ka fituar pikë. Fushë Kosova në një pjesë të madhe u mbrojt shumë mirë në zonë ne 16-metërshit, kurse neve na munguan disa gjëra për të shënuar fitore”.

“Sa i përket motivimit për këtë ndeshje marr përsipër përgjegjësitë si trajner pas dy ndeshjeve të mira, një për Kupë dhe një në kampionat. Nuk duhet të na përsëritet më kjo situatë. Duhet angazhim për fitore”, ka thënë Daja. 

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara