Kandidati për Asamblenë Komunale nga radhët e LDK-së, Ilir Perteshi, ka ngritur shqetësimin e banorëve të fshatit Duhël për mungesën e infrastrukturës rrugore. Ai ka theksuar se prej më shumë se tetë vitesh, një rrugë me rëndësi për komunitetin është lënë pas dore, pavarësisht se aty ndodhen rreth 10 shtëpi dhe objekti fetar i fshatit – Xhamia.
“Nuk jemi kundër që të shtrohen rrugë për një apo dy shtëpi në fshatra, por kjo rrugë është lidhëse për shumë banorë dhe duhej të kishte qenë prioritet prej kohësh. Për fat të keq, komuna ka dhënë vetëm premtime boshe,” është shprehur Perteshi.
Ai ka shtuar se me fitoren e LDK-së dhe kandidatit për kryetar, Ardian Shala, rruga në fjalë dhe shumë rrugë të tjera të lëna pas dore do të marrin trajtimin e merituar, duke i dhënë fund neglizhencës shumëvjeçare.
Voto 113 LDK
Voto 12 Ilir Perteshi – për Asamblenë Komunale


