Ilir Përteshi – Kandidat për Asamblenë Komunale nga radhët e LDK-së, Nr. 12 në listë!

Kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës nga LDK, Dr. Ardian Shala, ka prezantuar një tjetër emër të fuqishëm dhe me përvojë në listën e tij për Kuvendin Komunal: Ilir Përteshin, i cili garon me numrin 12.

Ilir Përteshi është inxhinier ndërtimi me master në Efiçiencë Energjetike nga Universiteti i Prishtinës – një profil i domosdoshëm për një zhvillim të qëndrueshëm dhe planifikim të mençur urban.

Iliri ka një karrierë të gjatë në strukturat e LDK-së:

Kryetar i nëndegës së LDK-së në Duhël që nga viti 2012

Anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së për dy mandate

Ky angazhim i gjatë dhe konstant dëshmon për besimin që gëzon nga bashkëfshatarët dhe strukturat e partisë, si dhe për përkushtimin e tij për të ndikuar pozitivisht në jetën publike.

Me përvojë në sektorin privat dhe ekspertizë teknike, Iliri është një kandidat që kombinon dijen me praktikën. Ai vjen në garë me një vizion të qartë për zhvillim të balancuar të komunës, duke i dhënë rëndësi energjisë së pastër, infrastrukturës dhe nevojave reale të qytetarëve.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara