Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Ilir Perteshi kërkon zgjidhje urgjente për problemet në ambulancën e Duhlës

Një vit pas ndërtimit të ambulancës së re në fshatin Duhël, banorët po përballen me mungesën e kushteve elementare për funksionim. Sipas kandidatit për Asamblenë Komunale nga LDK, Ilir Përteshi, objekti që duhej të përmirësonte shërbimet shëndetësore është kthyer në shembull të keqmenaxhimit dhe neglizhencës komunale.

“Ambulanca e re në Duhël nuk ka ujë fare – as të pijshëm, as për përdorim të zakonshëm. Për turp, ujin e merr nga një restorant privat afër. Edhe më keq, ambulanca e vjetër kishte ujë dhe stomatolog, ndërsa kjo e reja, që duhej të ishte përmirësim, është bërë shembull i neglizhencës së komunës,” – theksoi Përteshi në reagimin e tij publik.

Ky objekt, që shërben për banorët e Duhlës, Bllacës, Javorit, Luzhëvicës, Grajçevcit, Qadrakut dhe Dragaqinës, është ndërtuar me qëllimin për të ofruar shërbime më të mira mjekësore, por në praktikë ka mbetur gjysmëfunksional. Mungesa e ujit dhe e shërbimeve bazike si stomatologjia po e bën të pamundur ofrimin e kujdesit cilësor për banorët e zonës.

Përteshi ka kritikuar ashpër qeverisjen aktuale komunale, duke theksuar se “zgjidhja ka qenë e mundur, por neglizhenca e madhe e ka bllokuar këtë shërbim të rëndësishëm për qytetarët”. Ai ka shtuar se prioriteti i pushtetit duhet të jetë përmirësimi i kushteve të qytetarëve dhe jo reklamat në rrjete sociale.

“Kryetari aktual duhet të merret më shumë me nevojat e qytetarëve sesa me postimet në Facebook,” – ka shtuar Përteshi, duke kërkuar një qasje më serioze ndaj shërbimeve shëndetësore në fshatra.


Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara