Incident zjarri në një kompleks banesor në Suharekë

Suharekë, 27 qershor 2025 – Një incident zjarri është raportuar mbrëmjen e së premtës në rrugën “Gjergj Fishta” në Suharekë, ku një lokal brenda një kompleksi banesor është përfshirë nga flakët rreth orës 23:25.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, njësitet policore kanë reaguar menjëherë pas pranimit të informatës dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Aty është konstatuar se në rrethana ende të panjohura, disa kabllo elektrike janë djegur, duke shkaktuar zjarr në lokal.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta shuajnë zjarrin, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe dëmeve të mëdha.

Për rastin është informuar prokurori kompetent, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe përfaqësues të KEDS-it si dhe një ekspert i zjarreve për të shqyrtuar rrethanat dhe shkakun e mundshëm të incidentit.

Hetimet për ndriçimin e plotë të rastit janë duke vazhduar. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të natyrës së kufizuar.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara