Infektohet me koronavirus për herë të dytë

Petrit Bylykbashi ka qenë i pranishëm në media muajt e kaluar pasi kishte dalë pozitiv me koronavirus. Ai u pat izoluar në banesën e tij për dy javë, dhe e kaloi me sukses këtë sfidë.

Por, përmes një postimi në Facebook, ai thotë se 3 muaj pas shërimit, përsëri ka dalë pozitiv me COVID-19.

“Ky virus i cuditshem! Mbas 4 diteve ren te rishfaqjes se simptomave dhe nje konsulte/percjellje te gjendjes disa oreshe maratonike bashk me Naser Ramadanin vendosem qe une me u ritestu per Covid19, fatekeqesisht rezultova Pozitiv ne SARS-CoV-2 perseri, virusi mu kthy afersisht 3 muaj mbas sherimit dhe kesaj here shume me agresiv, po sulmon aty ku ka demtu heren e pare, direkt ne mushkeri”, ka shkruar Bylykbashi në Facebook.

Ai e pranon se nuk ka besuar se do t’i rikthehet virusi prandaj edhe nuk ka qenë i kujdesshëm. Bylykbashi bën thirrje për kujdes pasi që ai është dëshmitar se virusi mund të rikthehet.

“Te jem real, duke qen i bindur plotesisht qe nuk kthehet virusi, Nuk jam rujt as per nje moment te vetem dhe kontakt me njerz te infekuar kam pas ne shume raste.

Heren e pare fatemiresisht nuk eshte infektu askush nga une, po uroj qe kjo e njejta me ndodh edhe kete here, une prap nga sot jam i veteizoluar per aq kohe sa te eshte e nevojshme. Kujdesuni per veten, virusi po u kthejka”, përfundon ai. /Zëri

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara