Infermieria është zemër, jo vetëm diplomë – Mesazhi i Mimoza Bajraktarit për vajzat dhe prindërit e tyre

Kryeinfermierja e QKMF-së në Suharekë, Mimoza Bajraktari, e cila në zgjedhjet e ardhshme lokale garon si kandidate për Asamblenë Komunale nga radhët e AAK-së me numrin 9, ka ndarë një mesazh të veçantë drejtuar vajzave dhe prindërve të tyre.

Në postimin e saj, Bajraktari thekson se infermieria nuk është thjesht një diplomë, por një profesion që mbart me vete nder, humanizëm dhe një mision të madh për jetën dhe shëndetin e njerëzve.

“Të dashura vajza, kur mendoni ta studioni infermierinë, kujtoni se po zgjidhni një profesion të madh nderi dhe humanizmi. Infermieria është zemër, është përkujdesje dhe mision për njerëzit”, shkruan ajo.

Ajo ka një apel edhe për prindërit, duke u kërkuar atyre që të jenë mbështetje e fuqishme për vajzat e tyre kur zgjedhin këtë rrugë:

“E dimë që shpesh kjo ëndërr bëhet temë diskutimi në familje, andaj të nderuar prindër, mbështetja juaj është forca më e madhe për vajzat tuaja.”

Sipas saj, infermieria është profesion që sjell respekt, siguri dhe krenari, jo vetëm për individin, por edhe për familjen dhe shoqërinë në tërësi.

Në fund, Bajraktari thekson se beson në këtë mirëkuptim dhe në të ardhmen e ndritur të vajzave që ndjekin ëndrrën e tyre për t’u bërë infermiere, duke u shndërruar në shembuj të kujdesit dhe dashurisë për jetën.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara