Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Infermierja nga Suhareka, vajzë e dëshmorit, detyrohet ta braktis Kosovën për shkak se mbeti pa punë

Adelina Elshani, është infermierja e radhës që e braktisi Kosovën për shkak se pas diplomimit nuk gjeti një vend të qëndrueshëm pune

Në letrën përmes të cilës ka treguar përvojat e saj në Kosovë, pas përfundimit të Fakultetit të Infermierisë, ajo ka shkruar se do ta vazhdojë jetën në një vend më të sigurt për jetë, me më shumë mundësi për punë dhe me një të ardhme më të mirë.

“Nuk e kam aspak të lehtë ta lë vendin për të cilin babai im luftoi e derdhi gjak, ta lë NËNËN dhe familjen, ta lë shoqërinë, kujtimet e bukura të fëmijërisë, ëndrrat dhe shpresat. Por nuk kam zgjidhje tjetër”, shkroi ndër të tjera ajo.

Ajo ka premtuar se prapë do të kthehet në Kosovë, me shpresë se vendlindjen e saj do ta gjejë pa korrupsion e një vend ku asnjë i ri nuk do të largohet.

“Unë do të vij te ti prapë Kosovë, por shpresoj që kur të vij, ti të jesh më ndryshe; pa korrupsion, e ndërtuar dhe mbi të gjitha; dua që asnjë i ri të mos largohet më nga ti duke i drejtuar sytë nga perëndimi dhe duke e parë mundësi pune e jete çdo vend tjetër, përveç teje…Do të më mungosh Kosovë! Do të më mungoni njerëz të dashur, me shpresë që do të vijnë ditë të mira”, shkruan më tutje Adelina.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara