Iniesta paralajmëron Spanjën: Mund ta fitoni Botërorin, por gjithçka varet nga një lojtar
Legjenda e Spanjës dhe Barcelonës, Andres Iniesta, beson se shanset e kombëtares spanjolle për të fituar Kupën e Botës 2026 varen në masë të madhe nga paraqitjet e Lamine Yamal në fazën eliminatore të turneut.Ish-mesfushori i njohur vlerësoi ndikimin që 18-vjeçari ka tashmë te La Roja, duke theksuar se ai është një nga lojtarët më vendimtarë në skuadrën e Luis de la Fuentes."Lamine Yamal është një lojtar shumë i rëndësishëm për kombëtaren dhe e ardhmja e kësaj kombëtareje padyshim ka shumë të bëjë me atë se sa vendimtar mund të jetë ai në ndeshje"."Këto lloj turnesh janë shumë të vështira dhe çdo detaj mund të të ndëshkojë shumë".
"Për mua, Spanja është një nga favoritët, për shkak të lojtarëve që ka dhe për shkak të asaj që më transmeton si ekip.
Mbetem shumë optimist dhe shpresoj që të jemi të aftë ta fitojmë yllin e dytë", deklaroi Iniesta.Spanja do të përballet me Austrinë në fazën e 1/16 së finales, ndërsa mbetet për t'u parë nëse Yamal do të jetë në gjendje të luajë gjatë gjithë ndeshjes, duke marrë parasysh problemet fizike që e kanë shoqëruar së fundmi.Kujtojmë, përballja do të nisë nga ora 21:00./Telegrafi/ Legjenda e Spanjës dhe Barcelonës, Andres Iniesta, beson se shanset e kombëtares spanjolle për të fituar Kupën e Botës 2026 varen në masë të madhe nga paraqitjet e Lamine Yamal në fazën eliminatore të turneut.Ish-mesfushori i njohur vlerësoi ndikimin që 18-vjeçari ka tashmë te La Roja, duke theksuar se ai është një nga lojtarët më vendimtarë në skuadrën e Luis de la Fuentes."Lamine Yamal është një lojtar shumë i rëndësishëm për kombëtaren dhe e ardhmja e kësaj kombëtareje padyshim ka shumë të bëjë me atë se sa vendimtar mund të jetë ai në ndeshje"."Këto lloj turnesh janë shumë të vështira dhe çdo detaj mund të të ndëshkojë shumë".
"Për mua, Spanja është një nga favoritët, për shkak të lojtarëve që ka dhe për shkak të asaj që më transmeton si ekip.
Mbetem shumë optimist dhe shpresoj që të jemi të aftë ta fitojmë yllin e dytë", deklaroi Iniesta.Spanja do të përballet me Austrinë në fazën e 1/16 së finales, ndërsa mbetet për t'u parë nëse Yamal do të jetë në gjendje të luajë gjatë gjithë ndeshjes, duke marrë parasysh problemet fizike që e kanë shoqëruar së fundmi.Kujtojmë, përballja do të nisë nga ora 21:00./Telegrafi/
Sipas informacioneve te publikuara nga Telegrafi, tema ka rendesi per lexuesit per shkak te ndikimit qe mund te kete ne zhvillimet aktuale, ne jeten e perditshme ose ne interesin publik.
Suhareka Express do ta percjelle kete zhvillim dhe do ta perditesoje artikullin nese publikohen te dhena te reja nga burime zyrtare ose media te besueshme.
Burimi: Telegrafi
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Spanja dominon ndaj Austrisë dhe avancon tutje
Lajme
Gjermania pas dështimit në Botëror: Klopp, gjenerata e re dhe revolucioni për Euro 2028
Lajme
I Ballkanit apo i Gjilanit? Vëllau i Bleart Tolaj reagon për ngjarjen e fundit
Lajme
Dajë e nip të plagosur në Podujevë, Prokuroria me detaje të reja
Lajme
Kurti: IPK ka forcuar sundimin e ligjit dhe besimin e qytetarëve
Lajme
Skanimi i situatës së sigurisë në Ballkan, Shefi i Forcave të Armatosura të Zvicrës vizitë në Kosovë e Bosnje

