Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

INSAJDERI: Dëm afro 25 mijë euro| Cili ishte roli veç e veç i secilit të akuzuar në rastin e urës  që s’u ndërtua kurrë?

Shtatë personave iu është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore në Prizren lidhur me një urë në fshatin Ngucat të Suharekë, për të cilën ishte ekzekutuar shuma prej afro 25 mijë euro dhe s’ishte ndërtuar kurrë.

Gazeta Insajderi më herët raportoi se të akuzuarit janë: Berat Kabashi, menaxher i kontratës, Mustafë Buzhala, zyrtar i prokurimit në Komunën e Suharekës, Enver Shabani, Drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës, Agron Elshani, Hartues i projektit (inxhinier/projektues), Bahti Nebiu, Monitorues i caktuar nga Ministria, Zenun Tolaj, Mbikëqyrës i jashtëm (i përzgjedhur përmes tenderit), Abidin Maliqaj Përfaqësues i operatorit ekonomik “AM GROUP” SHPK.

Sipas aktakuzës së siguruar nga Gazeta Insajderi, Berat Kabashi, menaxher i kontratës, ka marrë pjesë në përpilimin e situacionit të parë të përkohshëm, ku janë paraqitur fakte të rreme për ndërtimin e urës metalike. Edhe pse ura nuk ishte paraparë në projekt dhe nuk ishte ndërtuar, ai ka lejuar që ajo të paraqitet si e kryer dhe të procedohet për pagesë. Thuhet gjithashtu se ai nuk ka njoftuar zyrën e prokurimit për ndryshimet dhe ka vepruar duke tejkaluar kompetencat.

Ndërkaq Mustafë Buzhala, zyrtar i prokurimit në Komunën e Suharekës, ka nënshkruar kontratën me operatorin ekonomik, kontratë që përfshinte paramasën dhe parallogarinë ku ishte paraparë ndërtimi i urës metalike. Pagesa është bërë për këtë urë, ndonëse ajo nuk është ndërtuar. Aktakuza thekson se ai ka nënshkruar kontratën pa u siguruar që projektet, paramasat dhe parallogaritë janë në përputhje me njëra-tjetrën.

Enver Shabani, drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës, ka përfaqësuar njësinë e kërkesës, e cila, sipas rregullores, duhet të përgatisë detyrën projektuese, specifikimet teknike, paramasën dhe parallogarinë. Aktakuza thotë se ai nuk i ka kryer këto detyra, duke bërë që kontrata të nënshkruhet me mospërputhje midis projektit dhe paramasës. Roli i tij konsiderohet kyç në krijimin e bazës për pagesën e punëve që nuk janë kryer.

Agron Elshani, hartues i projektit, ka hartuar paramasën dhe parallogarinë, në të cilat ka paraparë ndërtimin e urës metalike, ndërsa në projektin zbatues ka qenë e paraparë ndërtimi i murrit mbrojtës. Sipërfaqësisht, aktakuza pretendon se Elshani ka krijuar një mospërputhje të qëllimshme midis projektit dhe paramasës, që pastaj ka mundësuar raportimin e rremë të urës dhe pagesën për të.

Bahti Nebiu, monitorues i Ministrisë (MMPH), sipas aktakuzës ka nënshkruar situacionin e parë të përkohshëm dhe ka marrë pjesë në përgatitjen e certifikatës së pagesës për urën metalike, edhe pse ajo nuk ekzistonte. Si monitorues, ai kishte detyrë të verifikonte punimet, por nuk e ka bërë këtë.

Zenun Tolaj, Mbikëqyrës i jashtëm (kompania PMN), ishte përzgjedhur përmes tenderit si mbikëqyrës i projektit. Ai ka nënshkruar raportin e situacionit të parë dhe ka punuar certifikatën e pagesës duke konfirmuar punë që nuk janë kryer (urat metalike). Aktakuza e konsideron bashkëpërgjegjës për lejimin e pagesës së parregullt.

Abidin Maliqaj, përfaqësues i operatorit ekonomik “AM GROUP”, ka kërkuar pagesën për urën metalike si të kryer, në vlerë 24,308 €, edhe pse ura nuk ishte ndërtuar. Ai konsiderohet se ka shkelur rregullat e prokurimit dhe ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga mospërputhjet e krijuara në projekt, paramasë dhe situacione. /Insajderi.org/

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara