Instituti Hidrometeorologjik lëshon alarm të verdhë, rritet rreziku i vërshimeve sonte në këto rajone

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka lëshuar një paralajmërim me nivel të verdhë për reshje të dendura dhe rrezik potencial të vërshimeve në disa rajone të vendit.

Përmes një njoftimi në Facebook nga IHK thuhet se situata pritet të përkeqësohet nga mbrëmja e së shtunës.

“Duke pasur parasysh, situatën e përgjithshme të pa qëndrueshme hidrometeorologjike gjatë këtyre ditëve, e cila përfshin reshje, duke shkaktuar edhe vërshime në disa zona të vendit. Aktualisht lumenjtë në tërë vendin kanë pësuar rënie, por reshjet e shiut të cilat parashikohen të bien gjatë orëve në vijim, sidomos në pjesën lindore (Pellgu e Moravës së Binçës), do të ndikojnë që të rriten përsëri prurjet e ujit nga pjesët e larta malore dhe rrjedhimisht edhe Lumin Morava e Binçës me degën kryesore Kriva Reka, të cilat mund të shkaktojnë vërshime”, thuhet në njoftim.

Situata e tillë do të dominojë edhe në pjesë tjera të vendit, sidomos pjesa veri-lindore, (Pellgu i Llapit), qendrore (Sitnica) dhe jugore (Pellgu i Lepencit).)

Tutje, thuhet se moti është potencialisht i rrezikshëm

“Fenomenet e motit që janë parashikuar nuk janë të pazakonta, por kini kujdes nëse keni ndërmend të praktikoni aktivitete të ekspozuara ndaj rreziqeve meteorologjike. Qëndroni të informuar rreth kushteve të pritshme meteorologjike dhe mos merrni përsipër rreziqe të shmangshme”, thuhet tutje në njoftim.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara