Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Isa Mustafa: Edhe vet Vjosa Osmani ishte pjesë e diskursit përçarës me aleatët

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i ka quajtur të vonuara vërejtjet e presidentes Vjosa Osmani ndaj Qeverisë në fjalimin e saj vjetor.

Sipas tij, edhe presidentja Osmani e ka përkrahur diskursin përçarës të Qeverisë me aleatët e Kosovës.

“Unë mendoj se janë vërejtje shumë të vonshme të presidentes sepse ajo këto po i thotë në fund të mandatit të kësaj Qeverie, nuk i ka thënë asnjëherë deri më tani në tre fjalimet e saj që ka pasur në Kuvend dhe në këtë shumicë parlamentare. Unë mendoj se edhe vet presidentja është akterë ose pjesëmarrëse i gjithë këtyre ndodhive që kanë ndodhur nga ndërkombëtarët sepse edhe ajo deri më tani e ka përkrahë këtë kurs të Qeverisë. E ka përkrahë tezën e sovranizmit që ne jemi shtet sovran dhe nuk mundet askush që të përzihet këtu. Bile ka pasur vërejtje edhe në raport me SHBA-të në një periudhë. Mirëpo, mirë që është vetëdijesuar në fund, pork jo që është vetëdijesuar në fund nuk do të thotë se tani i kthen të gjitha ato humbje dhe të gjithë atë dëm që e ka pësuar vendi ynë prej atij kursi të shumicës parlamentare, pjesë e së cilës ka qenë edhe presidentja”.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara