Izolim dhe sanksione: Këto janë “shuplakat” e BE’së për Kosovën

Bashkimi Europian tani më ka ndërmarrë sanksionet e para ndaj Kosovës.
Në një përgjigje të tyre për mediat kosovare kanë renditur sanksionet ose dënimet që i janë shqiptuar Kosovës, shkruan lajmi.net.

Krejt këto po vijnë pasi që Kosova sipas tyre nuk ka ndërmarrë asgjë për të depërshkallëzuar situatën e krijuar javëve të fundit në veri të vendit.

E ndër sanksionet e para prekin MSA’në dhe mos lejimin e Kosovës të marrë pjesë në ngjarje të nivelit të lartë.

“Kemi pezulluar përkohësisht punën e organeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Kosova gjithashtu nuk do të ftohet në ngjarje të nivelit të lartë dhe vizitat dypalëshe do të pezullohen, përveç atyre të fokusuara në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në përgjigjen e tyre shkruan Express.

Ata thanë po ashtu se kanë informuar Qeverinë e Kosovës ditë më parë kët këto masa.

Sanksione priten edhe në fushën financiare thuhet në fjalën e tyre.

“Programimi i fondeve për Kosovën në kuadër të ushtrimit programor IPA 2024 është vënë gjithashtu në pritje. Propozimet e paraqitura nga Kosova në kuadër të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (ËBIF) nuk janë dorëzuar për shqyrtim në Bordin e ËBIF më 29-30 qershor”, thonë nga BE.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara