Ja ku mund t’i ndiqni LIVE seancat e gjykatës speciale

Të hënën, më 28 shtator, në gjykatoren e Gjykatës Speciale do të paraqitet për herë të parë një person, pesë vjet pasi u themelua kjo gjykatë e Kosovës me seli në Hagë të Holandës.

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga zona e Llapit, Salih Mustafa, do të jetë i akuzuari i parë i cili del para një trupi gjykues të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Seanca e parë do të mbahet në ora 15:00 të hënën ndërsa ajo mund të ndiqet drejtpërdrejt edhe përmes internetit. Kështu njoftoi Gjykata Speciale.

“Paraqitja e parë e Salih Mustafës do të mbahet në seancë publike e cila mund të përcillet përmes transmetimit në Internet, me një vonesë të shkurtër në https://www.scp-ks.org/sq/transmetim”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni të drejtësisë me seli në Hagë të Holandës.

Aktakuza kundër Salih Mustafës u konfirmua më 12 qershor të këtij viti ndërsa ai u arrestua Zyra e Prokurorit të Specializuar, nën asistimin e policisë së EULEX-it, më 24 shtator dhe u dërgua në objektin e paraburgimit në po të njëjtën ditë.Gjykata Speciale dha edhe detajet nga aktakuza që iu ngritë ish-ushtarit të UÇK-së,

“Aktakuza e ngarkon Salih Mustafën me përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, që janë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare. Aktakuza publike e redaktuar mund të lexohet këtu”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, dje gjatë ditës, nga Prokuroria e Specializuar u arrestua edhe kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj./ Kallxo.com

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara