Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Janë ngritur 114 aktakuza gjatë 24 orëve të fundit

Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë Themelore janë ngritur 114 aktakuza kundër 149 personave për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 14 persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar ndaj një personi dhe dy  kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy  personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar pesë  persona, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy  personave; një kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar ndaj një personi, si dhe ka ngritur pesëdhjet e pesë  aktakuza kundër 63 personave për vepra të ndryshme penale.

Kurse Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur pesë aktakuza kundër 17 personave për vepra të ndryshme penale.

E Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy  persona të dyshuar për kryerje të veprave të ndryshme penale dhe ka ngritur 11 aktakuza kundër 18 personave.

Ndërkohë Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur 11 aktakuza kundër 17 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy persona të dyshuar në dy raste të ndara.

Ndryshe nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 29 aktakuza kundër 31 personave për vepra të ndryshme penale.

Ndërkaq Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ndaluar dy persona të dyshuar në dy raste të ndara dhe ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave për vepra të ndryshme penale.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara