Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Jasharaj: Takimi me Qeverinë s’ka pasur sukses, greva vazhdon


Greva do të vazhdojë, ka thënë kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj.

Jasharaj tha se takimi i mbrëmshëm mes kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të BSPK-së, Atdhe Hykollit s’ka pasur sukses.

“Greva do të vazhdojë. Takimi i mbrëmshëm është zhvilluar mes kryetarit të BSPK-së Atdhe Hykolli, dhe Qeverisë. Ky takim nuk ka pasur sukses. Ua kam thënë edhe në Këshillin Ekonomik dhe Social se Qeveria duhet të takohet me Këshillin Grevist, sepse në këto rrethana greva është thirrur me kërkesë të anëtarësisë dhe jo të individëve” – tha Jasharaj.

Ai tha se Qeveria Kurti duhet të ulet dhe së bashku me Këshillin Grevist të gjejnë zgjidhje për situatën.

“Qeveria nuk ka lëviz nga qëndrimi i saj. Nuk ka asnjë zgjidhje deri më tani. Qeveria Kurti duhet të ulet dhe të gjejmë zgjidhje së bashku” – theksoi ai.

“Personalisht deri më tani nuk më ka takuar askush nga Qeveria, domethënë si kryetar i Këshillit Grevist, që të takohemi. Për më vonë, ose ditëve tjera nuk e di”, shtoi ai në Klan.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara