Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

“Jazbeci” bëhet shkaktar i aksidentit në Duhël

Një vetaksident ka ndodhur sot në zonën e Pishave në Duhel të Suharekës, ku një veturë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesi thotë se një kafshë e quajtur “Jazbeci“, ka dalë para shoferit në rrugë, dhe në përpjekje për ta shmangur atë, shoferi ka devijuar, duke përfunduar jashtë rrugës.

Nga aksidenti ka mbetur i lënduar B.K., i cili ka pësuar dëmtime të konsiderueshme trupore. Ai është transportuar menjëherë në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, edhe pse i dëmtuar, B.K. ka qenë në gjendje të vetëdijshme gjatë gjithë kohës.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë njësitë përkatëse të policisë, zjarrfikësit si dhe autoambulanca, të cilat i kanë ofruar ndihmën e parë dhe kanë bërë transportimin e të lënduarit.

Hetimet lidhur me shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti janë ende në proces.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara