Je një copë m*ti” – Marku nxirret me forcë nga konferenca, deshi ta rrihte kundërshtarin

Florian Marku u nxor me forcë nga salla e konferencës për shtyp nga sigurimi dhe pastaj e shtyu me duar kundërshtarin e vet Maxim Prodan të enjten.

Boksieri shqiptar do ta sfidojë Prodanin për titullin e ndërkombëtar në kategorinë gjysmë të mesme në IBF të shtunën në stadiumin e Tottenhamit në Londër,

Marku u tërbua qysh para meçit dhe gjatë konferencës i kërkoi kundërshtarit t’i qërojnë hesapet në sallën e konferencës.

Sigurimi ndërhyu dhe e largoi atë nga salla për shkak se u përpoq të ballafaqohej fizikisht me Prodanin.

Gjatë pozimit ballë për ballë para meçit, Marku e shtyu me të dy duart boksierin rumun.

“Ai nuk është përballur kurrë me dike si unë në jetën e tij dhe do t’ia tregoj këtë të shtunën”, tha Marku.

Gjakrat u nxehën kur Prodan tha: “Marku është një hiç. Ju vini nga një sport tjetër. Do t’ju tregoj çfarë është boksi të shtunën”.

Marku shpërtheu dhe tha: “Ju jeni një copë m*ti. Mund të luftojmë këtu po deshe? Eja të luftojmë këtu. Eja, lufto këtu, ti copë m*ti!”

Meçi mes Markut dhe Prodan do t’i paraprijë meçit kryesor të mbrëmjes mes Anthony Joshuas dhe Oleksandr Usyk për titujt e botës .

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara