Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

“Jemi 1 hap para e 2 prapa”, eksperti i sigurisë flet për situatën në veri dhe mundësinë për tensione

Nesër në ora 08:00 në mëngjes, Policia e Kosovës do të nis zbatimin e gjobave për shoferët e veturave me targa ilegale serbe.

Sot në Bruksel nuk është arritur marrëveshje për targat, derisa bisedimet kanë zgjatur për 8 orë.

Se a mund të ketë tensione nesër me nisjen e gjobave, për Gazeta Blic ka folur eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Ai thotë se situata ka rrëshqitur në një gjendje që është cenim i sigurisë nacionale.

“Situata tani ka rrëshqitur në një gjendje e cila nga aspekti i sigurisë është cenim i drejtpërdrejt i sigurisë nacionale me konotacion rajonal”, thotë ai.

Ndërsa, në aspektin politik, Shala thotë se jemi 1 hap para dhe dy mbrapa.

“Ndërsa në aspektin politik mos zbatimi i sugjerimeve, kërkesa nga miqtë ndërkombëtarë po tregon që jemi në një stazë 1 hap para dhe dy hapa mbrapa”, vlerëson eksperti i sigurisë për Gazeta Blic.

Ai shton se Policia është e fokusuar në mbulueshmëri maksimale në terren dhe ta mënjanojë situatën e shtatorit 2021.

“Policia e Kosovës tani ka kaluar në orar 24 orësh dhe janë të fokusuar që të ketë mbulueshmëri maksimale në terren si dhe pjesa tjetër operacionale të jetë në pjesën lehtë të menaxhueshme duke mënjanuar situatën e shtatorit 2021”, deklaron Drizan Shala.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara