Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

“Jemi Kampionë” – Bali Muharremaj premton trofe e projekte të reja për Suharekën

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka përcjellë një mesazh të qartë dhe frymëzues për qytetarët e tij: vëmendja nuk do të shpenzohet në urrejtje, por në projekte, strategji dhe sfida të reja që e presin Suharekën.

Në postimin e tij, Muharremaj theksoi se Suhareka tashmë është dëshmuar si “Qyteti i Kampionëve”, jo vetëm në sport, por edhe në dimensione të tjera të zhvillimit. Sipas tij, bashkimi, puna dhe përkushtimi i qytetarëve janë forca që po e bëjnë komunën gjithnjë e më të suksesshme, duke u kthyer në shembull për të gjithë.

“Jemi gati për trofe të reja që na bashkojnë, për emocione që na ngrisin dhe për projekte madhore që do ta vendosin Suharekën në një nivel edhe më të lartë të zhvillimit,” u shpreh ai, duke shtuar se qyteti do të vazhdojë rrugëtimin e tij si kampion në të gjitha fushat.

Mesazhi i kryetarit Muharremaj është edhe një thirrje për unitet e motivim, duke premtuar se qytetarët së shpejti do ta shohin Suharekën “në të gjitha dimensionet e zhvillimit” – një qytet që ecën përpara me vullnet, pasion dhe vizion.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara